Michael Schumacher nuk mund të ecë mē

schumacher

Pas një periudhe të konsiderueshme kohe mësohen detaje në lidhje me gjëndjen shëndetësore të ish pilotit të Formula 1, Michael Schumacher. Në proçesin gjygjësor që përfaqësuesit ligjor të gjermanit kanë ngritur ndaj revistës “Bunte” me akuzën e shpifjes, avokati i 7 herë kamipionit të botës , Felix Dam u shpreh se ish piloti i Ferrarit nuk mund të ecë.

Michael e ka të pamundur të qëndrojë në këmbë pavarësisht ndihmës së specialistëve dhe natyrisht nuk është i aftë të ecë. Spekulime të tilla janë dashakeqëse sidomos për situatën ku ndodhet Michael dhe i japin njerëzve shpresa të kota “- u shpreh avokati

Revista ” Bunte ” dhjetorin e shkuar shkroi se ish piloti kish filluar të ngirhej në këmbë dhe të ecte, ç’ka shkaktoi reagimin e familjes së Schumacherit dhe hapjen e kësaj cështjeje gjyqësore kundër medias në fjalë.

Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë më 29 dhjetor të vitit 2013 teksa bënte ski në Francë. Ai u mbjat në gjëndje kome nga mjekët për 6 muaj, përpara se të transferohej në banesën e tij në Zvicër. Nga ai moment informacionet për gjëndjen e tij kanë qënë të pakta dhe personi që herën e fundit foli në lidhje me situatën ishte ish presidenti i Ferrarit, Luca Montezemolo i cili deklaroi se për fat të keq gjëndja nuk është e mirë.