Mikrobusi me 12 pasagjerë del nga rruga në Peshkopi, disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Peshkopi-Kastriot.

Burime nga policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se një mikrobus me 12 pasagjerë ka dalë nga rruga, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave që janë plagosur.

Shoferi i mikrobusit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Në spitalin e Peshkopisë është transportuar vetëm një pasagjer i cili kishte marrë plagë në kokë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.