Milan e kërkon yllin e Barcelonës

Milan pret një përforcim të madh nga Barcelona.Jorge Mendes ka një përforcim të ri për Milanin.Mediat italiane raportojnë se menaxheri i njohur është i gatshëm të negociojë transferimin e klientit të tij, Andre Gomes, nga Barcelona, te skuadra nga San Siro.Gomes dëshiron të largohet nga Barcelona pasi nuk zë vend në formacionin bazë të ekipit katalan.E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A ku ai kërkohet edhe nga Juventus.