Milan merr ofertë prej 75 milionë euro për Donnarumma

 

Donnarumma mund të bëhet portieri më i shtrenjtë në botë.

Gianluigi Donnarumma mund t’i tejkalojë edhe Buffon ndoshta jo për sukseset në fushë, as për numrin e pjesëmarrjes në gara, por si portieri më i shtrenjtë në histori, transmeton KosovaPress.

Në fakt, mediat italiane shkruajnë se Manchester United i ka dërguar Miln ofertën prej madje 75 milionë euro për portierin, i cili ka mbushur 18-vjeç.

Donnarumma ka kontratë deri në vitin 2018 dhe nëse realizohet transferimi, ky do të jetë edhe një punë kolosale e menaxherit Mino Raiola, i cili ka shitur Pogba, ndërsa mbron interesat e Balotelli, Ibrahimoviq, Lukaku, Mhitarjan, etj.