Milan transferon ish futbollistin e Juventusit (FOTO)

Milan mund të realizojë një përforcim në mbrojtje, edhe pse afati kalimtar i janarit është mbyllur.

Martin Caceres mund të rikthehet në Serie A. Ish mbrojtësi i Juventusit është futbollist i lirë.

Ai ishte pranë transferimit në Trabzonspor por nuk i kaloi testet mjekësore.

Mirëpo, sipas mediave italiane, Milan është i interesuar për angazhimin e tij, përcjell lajmi.

Pas lëndimeve të disa mbrojtësve, Rossonerët mund ta transferojnë Caceresin meqë është futbollist i lirë dhe mund të nënshkruajë në çdo moment.