Milani publikon listën e lojtarëve për Ligën e Evropës

Rossonerët do të luajnë në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Vicenzo Montella ka publikuar listën me 20 futbollistët e ftuar për dy ndeshjet ndaj Universitatea Craiova.

Në mesin e të ftuarve mungojnë blerjet e reja, si Leonardo Bonucci, Hakan Calhanoglu dhe Lucas Biglia. Ndërsa as Carlos Bacca nuk është pjesë e ekipit, pasi që pritet të largohet nga Milani në ditët në vazhdim, transmeton KosovaPress.

Lista e të ftuarve:

Portierë: Antonio Donnarumma, Gianluigi Donnarumma, Marco Storari.

Mbrojtës: Abate, Antonelli, Calabria, Conti, Gomez, Musacchio, Rodriguez, Zapata.

Mesfushorë: Bonaventura, Kessie, Locatelli, Mauri, Montolivo

Sulmuesit: Andre Silva, Borini, Cutrone, Niang.