Milani me start të frikshëm: Katër fitore në katër ndeshje (FOTO)

Milan e ka nisur furishëm sezonin e ri 2017/18, jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë.Skuadra e Milanit në fillim të këtij sezoni ka zhvilluar katër ndeshje zyrtare, tri në kualifikimet për Europa League dhe një në Serie A.Në këto katër ndeshje, Milan ka arritur katër fitore, duke shënuar 12 gola dhe duke mos pranuar asnjë.

Fillimisht në dy ndeshje kishte mposhtur Craiovan 0:1 në udhëtim dhe 2:0 në San Siro, pastaj Shkëndijën e Tetovës 6:0 dhe mbrëmë në kuadër të Serie A mposhti Crotonen në udhëtim 0:3.Mbetet të shihet nëse Milan këtë formë të mirë do ta ruaj edhe kur të takohet me skuadrat më të mëdha se sa tri të parat.