Miliarderi kinez kërkon pasardhës, djali i tij refuzoi pasurinë

Miliarderi kinez Wang Jianlin sqaroi planet e tij për t’i dorëzuar perandorinë e tij 91.7 miliard dollarëshe Dalian Wanda Group Co menaxherëve profesionistë pasi djali i vetëm i mandatit nuk duket i interesuar të ndjekë hapat e babait të tij.
“Unë fola me djalin tim dhe ai më tha se nuk donte të jetonte një jetë si e imja,” tha 62-vjeçari Wang, gjatë një forumi të zhvilluar në Pekin.
“Ndoshta është më mirë t’ia dorëzoj menaxherëve profesionistë,” tha Wang. “Mund t’i drejtojmë nga bordi. Nuk do të caktojmë ndonjë kandidat të veçantë, por do të zgjedhim në bazë të konkurrimit”.
 Wang Sicong, 29 vjeç, djali i mandatit, zotëron 2% të aksioneve në Wanda. 29-vjeçari është mjaft i njohur në rrjetet sociale në Kinë, me më shumë se 21 milionë ndjekës  në llogarinë e tij. Ai gjithashtu është investitor në kompani të ndryshme.