Miliarderi nga Nigeria kërkon ta blejë Arsenalin

Dangote që ka një pasuri prej 10.9 miliardë dollarësh ka shprehur interesim për të blerë Arsenalin, pasi që njihet si një tifoz i flakët i klubit londinez.59-vjeçari synon ta realizojë ëndrrën e tij brenda tre apo katër viteve të ardhshme.

“Synimi im është që për një periudhë tre deri në katër vjeçare ta blejë Arsenalin”.“Mirëpo fillimisht më duhet që të përfundoj projekte të tjera të cilat shkojnë në vlerë prej 20 miliardë dollarësh, e më pas të koncentrohem në blerjen e klubit, pasi që është e pamundur t’i bëj të dyja në të njëjtën kohë”, ka deklaruar Dangote për Bloomberg Television.

Aktualisht, 67.05 të aksioneve të Arsenalit janë në duart e amerikanit Stan Kroenke.