Milikije Halimi ju fal qytetarëve borxhin e ujit

Kryetarja e Haraçinës, Milikije Halimi, ka marr vendim për shlyerjen e borxhit që kanë banorët e Komunës me të cilën ajo udhëheq.

LAJMËRIM

Bashkëqytetar të nderuar, meqenëse pagesa e llogarive për harxhimin e ujit, nuk bëhet gjatë kohë me rregull nga ana e shfrytëzuesve të sistemit të ujësjellësit, njoftojmë qytetarët se me vullnetin e kryetares së komunës, ju falet borxhi deri me datë 30.11.2017.

Prej 01.12.2017, amvisëritë që do të harxhojnë ujë, u apelojmë që të kryejnë pagesën me rregull, me qëllim që mos të vije deri tek ndërprerja e furnizimit me ujë.

Njëherësh Komuna e Haraçinës apelon që mos të bëhet keqpërdorimi i ujit, të mos vidhet pasi që pasojat dhe përgjegjësinë ligjore nga këto veprime do ti mbajnë vetë qytetarët.