MILIONERI QË LA AMERIKËN PËR T’U BËRË DEPUTET

????????????????????????????????????

Shtëpi, banesa, tokë dhe vetura, kjo është vetëm një pjesë e pasurisë të cilën e posedojnë deputetët e Gostivarit nga përbërja e re parlamentare, shkruan gazeta KOHA. Ata janë tetë, ndërsa një pjesë e tyre posedojnë edhe kredi bankare. Nga ato deri te Komisioni për anti-korrupsion të dhëna mbi pasurinë e tyre kanë dorëzuar të gjithë. Një pjesë e tyre i janë të njohur mjaftë mirë opinionit pasi e “harxhojnë” mandatin e tyre të dytë ose të tretë në Kuvend. Të tjerët, të cilët për së pari herë e provojnë ulësen e kuvendit – e bënë “sefte” pronën e tyre publike. Deputeti më i vjetër nga radhët e përbërjes së re parlamentare është ai i BDI-së, Branko Manajllovski, i cili është edhe më i pasuri nga tetë deputetët e Gostivarit. Ai është për herë të parë në Kuvendin e Maqedonisë. Manajllovski gjatë kohë ka jetuar në SHBA, dhe në listën anketuese ka paraqitur se posedon ndërtesë prej 1.200 m2 në Ilionis, SHBA, me vlerë prej 78 milionë denarë, kurse nga të ardhurat ose qiraja ka paraqitur se merr në muaj rentë prej 660.000 denarë. Nga ata të cilët fitojnë disa herë mandatë deputetit është Talat Xhaferi nga radhët e BDI-së, i cili rezulton i dyti sipas pasurisë që ka bërë te Komisioni anti-korrupsion, por ai ka edhe më shumë kredi bankare se të tjetër. Xhaferi, i cili ka mbajtur edhe postin e ministrit dhe për një kohë të gjatë ka qenë koordinator i Grupit parlamentar të BDI-së posedon shtëpi prej 340m2 me vlerë prej 11 milionë denarë në fshatin Forinë të cilën e ka ndërtuar në vitin 1992, banesë në Shkup prej 46 m2 me vlerë prej 2 milionë e 131 mijë denarë që e ka blerë në vitin 2013- të, dy vetura një Audi A4 për të cilën nuk ka të dhëna se sa kushton dhe një “Folksfagen Buba” me vlerë prej 120 mijë denarë në pronësi të fëmijëve. Ai ka dy kredi njëra prej 26 mijë e 500 euro e marrë në vitin 2012 dhe duhet të kthehet deri në vitin 2032 dhe kredia tjetër prej 550 mijë denarë marrë në vitin 2016 dhe duhet të kthehet në vitin 2023. Bashkëshortja e tij ka të ardhura mujore prej 17 mijë denarëve. E treta në listë sipas pasurisë dhe e cila vazhdon mandatin e saj të dytë si deputete është Mirsada Emini-Asani nga radhët e BDI-së. Ajo posedon dy shtëpi të dyja në Çegran, njëra prej 500 m2 me vlerë 6 milionë denarë dhe tjetra me sipërfaqe prej 150 m2 me vlerë prej 5 milionë denarë. Ajo posedon edhe tokë me sipërfaqe një hektarë po ashtu në Çegran me vlerë prej 2 milionë e 400 mijë denarë, por shtëpitë dhe tokën i ka të trashëguara. Flet-pronësia e saj thotë se ajo ka edhe dy vetura, Golf 3 dhe 5, e para me vlerë 150 mijë denarë, e dyta 340 mijë denarë. Fadil Zendeli deputetë i Koalicionit “Rilindje me Besë”, i cili i bashkëngjitet 120 deputetëve të rinj dhe kjo është hera e parë e tij në këtë post, posedon tokë prej 1077 m2 në Mavrovë, shtëpi 450 m2 në Gostivar, banesë 60 m2 Gostivar, por për të gjitha këto nuk ka dorëzuar vlerën e tyre. Ai ka dorëzuar vetëm vlerën e një veture që posedon “Shevrolet Orlando” prej 600 mijë denarëve e blerë në vitin 2012-të. Ai ka edhe një kredi prej 10 mijë euro marrë në vitin 2012 të cilin këtë vit e përfundon. Bllagojçe Trpevski deputetë i LSDM-së i cili paraprakisht ishte këshilltarë i kësaj partie në Këshillin e Gostivarit në listën anketuese ka raportuar se ka shtëpi në Gostivar, vikend – shtëpizë, tokë ndërtimore në rajonin e Mavrovë-Rostushë, të cilat i ka paraqitur si pronë e përbashkët, shtëpia si pronë e vëllait, shtëpi dhe oborr pronë e prindërve. Ai personalisht posedon vetëm një veturë Golf 5 prej 369 mijë denarëve dhe një mbindërtim prej 75 m2 në Gostivar me vlerë prej 1 milionë e 153 mijë denarë. Jusuf Hasani nga Partia Demokratike Turke e cila ishte në Koalicion me partinë e Nikolla Gruevskit, nuk posedon asgjë personale. Një shtëpi, tokë bujqësore makineri dhe pajisje tjetër i ka raportuar si pronë e prindërve. Për deputetët gostivaras nga radhët e RDK-së dhe VMRODPMNE- së të cilët para se të bëhen deputetë ishin anëtarë të Këshillit të Gostivarit, në ueb faqen e Komisionit anti-korrupsion akoma evidentohen si këshilltarë. Ato janë Vesel Memedi-kryetar i RDK-së dhe njëri nga liderët e Koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” dhe Dafina Jovanovska-Stojanovska nga radhët e VMRODPMNE- së. Memedi ka raportuar pronë personale vetëm një veturë të tipit “Pezho 207” dhe pagë mujore prej 42 mijë denarëve. Jovanovska-Stojanovka e VMRO-DPMNE-së në listën anketuese ka raportuar se posedon banesë prej 60 m2 në Gostivar, veturë “Reno-Klio” me vlerë 854 mijë denarë dhe depozitë bankare në emër të fëmijëve. Dorëzimi i listës anketuese në Komisionin ani-korrupsion është obligim ligjorë gjatë marrjes së funksionit të ri, por edhe gjatë ndryshimit të gjendjes pronësore. Deri tani te komisioni “llogaridhënie” kanë bërë 118 deputetë./koha