Milloshoski: Presidenti Ivanov është njeri i mençur

 

Deputetit i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, përmes llogarisë së tij në Facebook në mënyrë indirekte ka komentuar dhënien e mandatit nga presidenti Ivanov. Ai shkruan se presidenti Ivanov është njeri i mençur dhe se çdo e keqe është për të mirë

 

“Çdo e keqe për të mirë. Çfarë nuk pamë, çfarë nuk kaloi. Maqedonia ka përjetuar dhe mbijetuar situata të rënda në histori. Dhe do të kalojë edhe kjo. Ndërsa ne do të punojmë që kjo të kalojë sa më parë. OBRM-PDUKM-ja ka potencial njerëzor të madh. Presidenti Ivanov është njeri i mençur. Të rojë Maqedonia”, ka shkruar Milloshoski