Ministrat Festim Halili dhe Shirete Elezi në vizitë të parë zyrtare në Shqipëri

Vizita e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku së bashku me ministren e Vetëqeverisjes Lokale takuam kryetarin e kuvendit z. Ilir Meta, zv. Kryeministrin Niko Peleshi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati.
Takimet u zhvilluan në frymë vëllazërore, ku diskutuam për shumë projekte të përbashkëta të fushave të ndryshme si: infrastrukturë, arsim, kulturë dhe sfera të tjera me interes të dy vendeve.
Populli shqiptar në Maqedoni paraqet një urë lidhëse mes dy vendeve dhe është një faktor stabiliteti për vendin dhe rajonin.
Qeveria shqiptare do vazhdojë fuqishëm të mbështes vendin tonë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, me theks të veçantë zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe integrimet euro-atlantike të vendit tonë./antpressfb_img_1475069569025fb_img_1475069594256