Ministri Ameti : Nuk ka salla që mund të grumbullohen anëtarsia e BDI – së

I nderuar kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti të nderuar ju rinia e BDI-së të nderuar bashkëvendas , bashkëpartiak zonja dhe zortinjë. Përderisa hyja në këtë sallë sonte ketu përskaj gëzimit të madh që ndjeva sepse takova një numër të madh shokësh , aktivist dhe bashkëvendas në një moment me kaploi një brengë e vogël dhe serioze.Pyeta veten se a ka salla që të mund të grrumbullohen të gjithë anëtarët dhe aktivistët e BDI-së në takimet e rradhes deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Nëse është nevoja edhe nëpër borë edhe nëpër shi do të punojmë që fitore të madhe Bashkimit Demolratik për Integrim ti sigurojmë. Të nderuar zonja dhe zotrinjë jemi të shumtë në numër jemi të mëdhej andaj un ju siguroj se kësaj radhe fitorja e BDI-së do të jetë edhe më e madhe.Fitore të madhe do të ket sepse është bërë punë në Saraj si shkolla e mesme , cerdhja në Saraj shum shpejt edhe sheshi i Flamurit , kemi edhe përmendoren e Isa Boletinit po në atë shesh , rinia e Sarajit tani më ka afër edhe Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ne besojmë fuqishëm se falë politikave të Bashkimit Demokratik per Integrim dhe liderit Ali Ahmeti do të vazhdojmë bashkë të ndërtojmë një Saraj edhe më te mirë me hapa edhe më të fuqishëm të arijmë drejt qëllimit tonë të përbashkët Urbanizimi i Sarajit dhe Saraji pjesë e Qytetit të Shkupit. Ju falemderit.

ahmeti2 ahmeti ahmeti-3 ahmeti2