Ministri Ameti realizoi takim pune me zv/ambasadoren e SHBA-së znj.Bllum

ekologji ekologji1 ekologji2 ekologji3

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot realizoi një takim pune me zv.ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë Mikaella Shvajcar Bllum. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë midis dy vendeve në sferën e mjedist jetësor, me theks të veçantë në mbrojtjen e ajërit ambiental. Gjatë kësaj u hap çështja për vendimin e fundit të kësaj Ministrie për mbylljen e kapacitetit industrial Jugokrom që ishte vlerësuar pozitivisht nga zv.ambasadori Bllum. Në këto diskutime ministri Ameti, potencoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor edhe më tutje në mënyrë konsekuente do t’i zbatojë dispozitat ligjore për përmbushjen e standardeve të përcaktuara të mjedisit jetësor dhe do të jetë shtytësi kryesor i aktiviteteve për mbrojtjen e tij. Në këtë takim, nga pala amerikane morri pjesë edhe z-nj. Virxhinija Galinski e cila si një eksperte për cilësinë e ajërit ambiental gjatë gjashtë javëve të ardhshme do t’i ndihmojë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në përballjen me problemet për koncentrimin e lartë të ndotjes së ajërit ambiental, veçanërisht në periudhën e dimrit. Ajo do të bashkëpunojë edhe me të gjitha institucionet tjera kombëtare që janë të involvuara dhe relevante në këtë sferë./antpress