Ministri Bashkim Ameti urim per Pavarësine e Kosoves

Të nderuara Familje të Dëshmorëve , invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së
Të dashur bashkëkombas, qytetarë të Republikës së Kosovës.
Më lejoni që në këtë datë historike – mishërimi të ëndërrës sonë të kahmotshme , shtetformësimit të Republikës së Kosovës , ti bashkëngjitem uratës së miliona shqiptarëve anë e mbanë botës duke Ju dëshiruar mbi të gjitha shëndet , vullnet dhe vitalitet për avancimin dhe fuqizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Kjo ditë sot , na kujton sakrificën e mbarë kombit e në veçanti atë të qytetarëve të Kosovës të cilët qëndruan stoik në ditët më të vështira , me dinjitet e kryelartë dhe bënë që I gjithë kombi të ndjehet I nderuar dhe krenarë. Me dëshirë që një ditë e më pare të jemi të bashkuar nën flamurin e përbashkët të Bashkimit Evropjan dhe strukturat Evro-Atlantike si alternative më fisnike e kohës , Ju uroj 9-Vjetorin e Pamvarsisë së Republikës së Kosovës.

Me respekt ,
Bashkim Ameti
Ministër I Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor