Ministri Driton Kuçi takoi ambasadorin italian në vend, Karlo Romeo

Ministri Driton Kuçi takoi ambasadorin italian në vend, Karlo Romeo

Shkup, 14.11.2016 Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë Karlo Romeo.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy shteteve në të gjitha fushat, sidomos në fushën ekonomike. Ministri Kuçi tha se Italia është një partner shumë i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë, e cila në vitin 2015 dhe gjatë periudhës janar – gusht 2016 zë vendin e 6-të në listën e partnerëve më të mëdhenj tregtar të Maqedonisë.

Eksportet e Maqedonisë në Itali llogariten nër 4.0 % në vitin 2015, respektivisht 3.6% për periudhën janar-gusht 2016, nga struktura e përgjithshme e eksportit Maqedonisë në botë. Ndërsa importet nga Italia në Maqedoni marrin pjesë me 6.0 % në vitin 2015, përkatësisht 5.8% për periudhën janar-gusht 2016.

Ambasadori italian ka ritheksuar se Italia është një mbështetëse e madhe e Maqedonisë në rrugën e integrimeve euro-atlantike, dhe se do të vazhdon mbështetja ndaj vendit tonë edhe në periudhën e ardhshme.