Ministri i drejtësisë takim me Ambasadorin e BE

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Valdet Xhaferi, sot, në hapsirat e Ministrisë së Drejtësisë, realizoi takimin e parë zyrtar me ambasadorin e ri të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.
Gjatë këtij takimi, siç citohet në njoftim, ministri Xhaferi dhe ambasadori Zhbogar, fillimisht biseduan për situatën politike të krijuar së fundmi në Republikën e Maqedonisë si dhe për modalitetet e tejkalimit të kësaj situate përmes angazhimit të plotë të të gjithë faktorëve.Gjithashtu në këtë takim u bisedua edhe për detyrimet e vendit tonë që dalin nga Raporti i Pribesë si dhe Komisionit të Venedikut.
“Sfidat me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë, gravitojnë rreth obligimeve që duhet përmbushur për aderim në Bashkimin Evropian dhe NATO”, ka theksuar ministri Xhaferi.
Së fundmi, Xhaferi falenderoi Ambasadorin Zhbogar dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunim dhe përkrahjen nga ana e Bashkimit Europian në rrugën e realizimit të projekteve.