“Ministri i ekologjise Ameti me autobus për në punë”

15228010_10211269460921956_1497143076_n 15218632_10211269461041959_1557885630_n Ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti ka përdorur transportin publik për të shkuar në punë. Në dy fotografi të shfaqura në rrjetin social Facebook, ai shihet duke udhëtuar me një autobus. Ministri është shprehur më herët publikisht se shpesh preferon të shmangë përdorimin e makinës për të shkuar në punë, pasi kjo ndihmon mjedisin. Përndryshe, Ameti ka mbyllur kohët e fundit kombinatin Jugohrom që akuzohej për ndotjen e mjedisit në zonën e Pollogut.