Ministri i ekonomisë Driton Kuçi :25milion denarë për renovimin e çarshisë së vjetër

Kuçi: 25 milionë denarë për renovimin e Çarshisë së Vjetër-margaritarit të Shkupit

Shkup, 22.10.2016 Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot morri pjesë në eventin tradicional “Qebapi – margaritari i Çarshisë për bashkëjetesë”, që u organizua nga Komuna e Çairit, Ministria e Ekonomisë dhe Oda ekonomike Maqedoni-Bullgari.

Minsitri Kuçi tha se ky manifestim tani më ka filluar të merr karakter tradicional, mu ashtu siç Çarshia është simbol i traditës, qytetit, i esnafit dhe i bashkëjetesës,ndërsa detyrae saj kryesore është që sa më shumë të na afrojë drejt qëllimit tonë të përbashkët – biznesit pa kufij.

‘Është fakt se esnafi krijon dhe mban jetën në çarshi ndërsa karakteristikë kryesore e çarshisë është se esnafi në të e bashkon llojlloshmërinë. Prandaj, ne si Ministri eEkonomisë dhe si Qeverisë japim mbështetje të vazhdueshme për artizanët dhe Çarshinë e Vjetër për të pasuruar dhe zbukuruar këtë bërthamë të veçantë urbane. Çdo vit, për të 7 vit me rradhë, në bazë të Programit për konkurencë, inovacion dhe sipërmarrësi po ndihmojmë në përforcimin e esnafit, përmirësimin e konkurentshmërisë dhe qëndrueshmërisë së zanateve nga artizanët përmes subvencioneve përmes bashkë-financimit të projekteve për mbështetjen dhe promovimin e zejtarisë në vend’ tha ministri Kuçi.

Këtë vit tha ministri Kuçi, për të subvencionuar zejtarët siguruam 1.600.000 denarë prej të cilave 1,300, 000 denarë janë miratuar tashmë për 12 aplikime, derisa për projektet që kanë aplikuar edhe shoqata tjera të zejtarëve janë siguruar si shtesë edhe 910,000 denarë.

‘Ministria e Ekonomisë, së bashku me Komunën e Çairit po zbaton projektin për rregullimin e vitrinave dhe reklamave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Aktualisht po punohet në vlerësimin dhe përzgjedhjen e dyqaneve të tjera në bllokun 3-2, gjegjësisht 51 dyqanet tjera të mbetura për të cilat Ministria e Ekonomisë tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Esnafin me vlerë 6 milion denarë, ndërsa për vitin e ardhshëm kemi ndarë 25 milion denarë të reja’, përfundoi ministri Kuçi.

Kreu i këshillit komunal të Çairit Zahir Bekteshi deklaroi se komuna do të mbështet të gjitha aktivitetet që synojnë zhvillimin e çarshisë, dhe se institucioni i tyre do të mbështesë çdo projekt në favor të biznesit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore/antpress