Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi ndau vendimet për subvenciomin e kompanive të profileve të ndryshme,

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot në një event solemn ndau vendimet për subvenciomin e kompanive të profileve të ndryshme, nga Programi i Ministrisë së Ekonomisë për konkurencë, inovacione dhe sipërmarrësi për vitin 2016, si dhe subvencionet për kompanitë që zbatojnë standardet ISO, HACCP, subvencionet për mbështetjen e grave sipërmarrëese dhe subvencionet në mbështetje të zejtarëve.

Ministri Kuçi tha se subevncionet në vlerë të përgjithshme prej 6.5 milionë denarë, u jepen kompanive sepse sipërmarrësia, apo kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme janë motori kryesor i çdo ekonomie.

‘Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme marrin pjesë në ekonominë e vendit me 99,7% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve, duke absorbuar 75.5% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, me çka konfirmojnë se janë pjesëmarrësit më të rëndësishme në ekonominë e vendit në tërësi dhe krijues të rëndësishme të produktit shoqëror. Sektori i zejtarisë ka një rol shumë të madh në zhvillimin e ekonomisë dhe është një segment i rëndësishëm i zhvillimit të sipërmarrësisë, sepse zejtaria ka një traditë të gjatë në prodhimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve cilësore’ tha para afaristëve të pranishëm ministri Kuçi.

Në ditët e sotme, shtoi ministri Kuçi, konkurrenca intensive, tregjet e fragmentuara dhe kërkesat specifike për produktet dhe shërbime, krijuan mundësi të reja, ashtu që vëllimi i prodhimit bëhet parakusht më pak i rëndësishëm, në dëm të rolit të bizneseve të vogla dhe mundësive të zejtarisë.

‘Prandaj, fillimi i shekullit të 21 është karakterizuar si një epokë e “bizneseve të reja artizanale”, dhe Maqedonia, me zhvillimin e strategjisë artizanale post-industriale mund dhe duhet ti pozicionojë zejtarët e vet, të luajnë një rol udhëheqës në sipërmarrësinë e re artzanale. Duke krijuar një ekonomi konkurruese të bazuar në frymën sipërmarrëse të zhvilluar, në njohuri, në inovacione, bashkëpunim, dhe të orientuar nga eksporti paraqet objektiv të punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë. Ajo përfshin angazhimin aktiv, veçanërisht të Ministrisë së Ekonomisë dhe ministrive dhe institucioneve tjera’, tha Ministri Kuçi.

Ministri Kuçi theksoi sipërmarrësinë tek gratë që është e njohur si një burim i rëndësishëm i rritjes ekonomike, duke shtuar se numri i grave sipërmarrëse dhe menaxhuese të kompanive është vazhdimisht në rritje, dhe kjo mund të shpjegohet nga dëshira e grave për pavarësi dhe vetë-dëshmim, të pajisen me njohuri të nevojshme, aftësi, por edhe sens për ndryshime dhe vendosmëri për të marrë rreziqe.

Në eventin e sotëm u ndanë vendime për subvencionim 23 grave sipërmarrëse që kanë bizneset e veta, 12 zejtarëve, 6 kompanive që zbatojnë sisitemin ISO dhe 8 që zbatojnë sistemnin HACCP.