Ministri i ekonomise Kuçi, 20 mijë kompani udhëhiqen nga gratë dhe punësojnë 50 mijë njerëz

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot morri pjesë dhe kishte paraqitje në Konferencën kushtuar Ditës së Grave Sipërmarrëse për vitin 2016, ku para të pranishmëve publikoi masat që Ministria e Ekonomisë i ndërmerr për të 5-tin vit me radhë në mbështetje të grave sipërmarrëse.

Maqedonia është një nga 144 vende të botës ku kjo ditë festohet, tha Kuçi në fjalimin e tij, duke e shënuar këtë ditë dhe duke nderuar ndikimin e madh që gratë sipërmarrëse kanë në biznes, ekonomi dhe në jetën e përgjithshme shoqërore.

‘Sidomos në dekadën e fundit, sipërmarrja tek gratë është e njohur si një burim i rëndësishëm i rritjes ekonomike. Gratë sipërmarrëse, përveç se krijojnë vende pune, zbatojnë edhe metoda të veçanta në menaxhimin dhe organizimin e bizneseve. Prandaj, edhe më shumë më bën të lumtur fakti se numri i grave sipërmarrëse në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme rritet në mënyrë të qëndrueshme në vendin tonë, dhe kjo konfirmon aftësitë e vërteta të tyre, njohuritë e tyre dhe mbi të gjitha, konfirmon frymën sipërmarrëse, që duhet mbështetur dhe zhvilluar’, tha Kuçi.

Shifrat tregojnë, shtoi ai se në Maqedoni janë aktive rreth 20 mijë subjekte të biznesit në pronësi të të paktën një gruaje, me numër të përgjithshëm prej 50 mijë të punësuarve nga kompani me gra menaxhere.

‘Ky ndikim, dukshëm i madh i grave në të gjithë shoqërinë, është i vlerësuar në Republikën e Maqedonisë dhe në vazhdimësi në këtë drejtim, kemi ndërmarrë aktivitete të caktuara për të nxitur dhe për të mbështetur sipërmarrjen e grave. Për të pestin vit radhazi, Ministria e Ekonomisë me anë të programeve vjetore për zhvillimin e sipërmarrjes, inovacionit dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zbaton masën e mbështetjes financiare për gratë-Sipërmarrëse’ tha ministri Kuçi.

Gjatë 5 viteve të fundit, nga kjo masë Ministria e Ekonomisë ka subvencionuar 86 biznese në pronësi të grave, duke shpenzuar 7 milion denarë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetarja e Shoqatës së Grave të Biznesit, znj. Disoska, kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë Daniela Arsovska dhe kryetarja e Grupacionit të grave sipërmarrëse në OEMVP, znj. Fejzi.

Driton Kuçi - Ministër i Ekonomisë's photo.