Ministri Kuçi ndau subvencione për 6 kompani që zbatojnë sistemin Hallall

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot në ambientet e Bashkësisë Islame të Maqedonisë së bashku me kryetarin e BFI-së, Reis ul ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, ndau subvencionet për kompanitë që kanë zbatuar dhe janë çertikifuar me sistemin Hallall në kuadër të Programit për konkurencë, novacione dhe sipërmarrësi të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2016.

Ministri Kuçi para të pranishmëve tha se gjatë tre viteve të fundit, prej kur certifikimin me sistemin hallall e bënë Agjencia për standardin Hallall në Maqedoni, Ministria e Ekonomisë ka subevncionuar 25 kompani, dhe për këtë qëllim janë shpenzuar fondet në vlerë prej rreth 5 milionë denarëve.

‘Sipas ligjit fetar islam, Hallall do të thotë “diçka që lejohet”, por edhe shumë më gjërë Hallall do të thotë cilësi e madhe e produkteve dhe shërbimeve. Duke pasur parasysh se tregu global Hallall është vlerësuar në 650 miliardë dollarë, dhe vetëm Evropa në rreth 66 miliardë dollarë në vit, do të thotë se tregu hallall është me rritje më të shpejtë. Norma e rritjes aktuale është 40%, dhe parashikon një rritje prej 50% në vit’, tha ministri Kuçi.

Ministri Kuçi rikujtoi se në Evropën Perëndimore, hallall është sinonim me “ushqimin e shëndetshëm”, që me siguri duhet të përdoret nga bizneset tona dhe kompanitë e orientuara nga eksporti.

Kryetari i BFI-së, Reis ul ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi falënderoi për mbështetjen që Ministria e Ekonomisë jep vazhdimisht për këtë institucion, dhe sidomos ministri Kuçi që nga emërimi në detyën e ministrit të ekonomisë.

Objektivi kryesor i këtij subvencionimi nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe nxitjes që bën BFI ndaj kompanive të ndryshme që ta aplikojnë për Standard Hallall është që të përmirësohet konkurrenca dhe të hapen mundësitë për të hyrë në tregje të reja. Futja e këtij sistemi në prodhimin e ushqimeve është një garanci më tepër se konsumatori do të përfiton ushqim më të shëndetshëm dhe shërbim më kualitativ”, tha mes tjerash Reisul Ulema efendi Rexhepi.

Këtë vit është Ministria e Ekonomisë ndau subvencione gjashtë komapnive, aq sa edhe kishin aplikuar. Kompanitë që përfituan certifikatën Hallall për këtë vit janë Aneta Kompani – Shkup, Via Prom – Ohër, Hit 73 Kamjan, Vitaminka – Prilep, Kendi Dooel – Shkup dhe Gudas Mit – Shkup./antpress