Ministri Lutfiu mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Strategjisë së KB-së “Partneriteti për zhvillim të qëndrueshëm”

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, me ftesë të Koordinatores së KB-së znj.Luiza Vinton dhe z.Nikolla Popovski, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Strategjisë së KB-së “Partneriteti për zhvillim të qëndrueshëm” , e cila u mbajt në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Fillimisht, fjalën hyrëse e mori ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski dhe kordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara znj.Luiza Vinton.

Të pranishëm në ngjarje ishin edhe përfaqësues të institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Qëllimi i kësaj strategjie është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbështetja e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Kjo strategji përfshin pesë sfera prioritare për bashkëpunim: Punësimin, qeverisjen e mirë, kyçjen sociale, mirëmbajtjen e mjedisit jetësor dhe barazinë gjinore.