Ministri Lutfiu mori pjesë në shënimin e ditës së shkollës fillore “Sllavejko Arsov” në Prespë

 

Ministri Lutfiu mori pjesë në shënimin e ditës së shkollës fillore “Sllavejko Arsov” në Prespë

Sot, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Pishtar Lutfiu, së bashku me Zv. Ministrin e Transporit z.Faton Pollozhani morën pjesë në ceremoninë e shënimit të ditës së patronatit të shkollës 9 vjeçare “Sllavejko Arsov” në Prespë.

Me këtë rast, duke ua uruar ditën e shkollës nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve, Ministri Lutfiu tha se kjo anë ka lënë gjurmë të thella në përhapjen dhe zhvillimin e arsimit shqip, jo vetëm në këto pjesë por edhe në gjithë Maqedoninë.

” Qëndrimi që ka mbajtur populli i kësaj ane në vite dhe dekada ndaj shkollës dhe gjuhës shqipe, dhe përvoja jetësore i ka bindur Presparët brez pas brezi se puna dhe dija , janë binom i pandarë që sjell sukses dhe siguri në jetë. Shkolla ka qenë dhe do të mbetet tempulli më i lakmuar dhe më i frekuentuar për të gjithë ne.” tha Ministri Lutfiu.

Në vazhdim, Lutfiu theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë t’i përkrah nxënësit dhe mësimdhënësit në drejtim të përmisimimit të cilësisë së arsimit, e cila do të shpije drejt cilësisë së mirëfilltë dhe mirëqenies së fëmijëve tanë.

“Po e përfundoj këtë fjalim me optimizëm të madh, sepse e di se Presa ka qenë gjithmonë e uritur për arsimim, prandaj edhe jam i sigurtë se së bashku, ne të gjithë, duke harmonizuar përpjekjet tona, përvojat tona, vullnetin tonë, do ta ngrisim cilësinë e arsimit.

Të nderuar të pranishëm, nëse dje arsimi ishte shtyllë e rezistencës sonë për liri, sot është shtyllë e integrimit të vendit tonë në familjen e demokracive të zhvilluara.”, përfundoi Ministri Pishtar Lutfiu.