Ministri Lutfiu realizoi takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore

 

Ministri Lutfiu realizoi takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore

Sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu u takua me përfaqësuesit e Bankës Botërore përgjegjës për implementimin eprojektit “Skills Development and Innovation Support Project ”

Në takim morën pjesë Bojana Naceva, Task Tim Lider (përgjegjëse eprojektit) , Roberta Malle Baset përgjegjëse për arsimin e lartë dheGordana Popoviç përgjegjëse për inovacione.

Përfaqësuesit nga Banka Botërore vlerësuan pozitivisht implementimine projektit, duke i marrë parasysh kushtet politike që kërkojnë shtyerjene disa vendimeve dhe aktiviteteve .

Në këtë takim u konstatua përparimi në të gjitha komponentet eprojektit. Banka Botërore vlerësoi se ky është rezultat i mbështetjes sëvazhdueshme që e jep Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu nëkëtë takim u arrit marrëveshje për përshpejtimin e aktiviteteve që janënë fazën përfundimtare të përgatitjes së Konceptit për modernizimin earsimit të mesëm profesional . Më tej u diskutua edhe për nevojën evazhdimit të aktiviteteve për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë membështetjen e Bankës Botërore.