Ministri Nuhiu u takua me policët rekrutë të cilët kërkojnë punësim

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu sot e ka pritur grupin e policëve rekrutë nga gjenerata 2015/2016.

Në takim, siç informoi MPJ-ja Nuhiu dhe policët kanë biseduar për kërkesën për zgjidhjen e statusit me punësimin e kësaj gjenerate.

Nuhiu i ka informuar se edhe ministri paraprak ka pasur parashtrim të kërkesës deri te Ministria e Financave, prej ku është përgjigjur se do të duhet të përsëritet kërkesa në vitin e ardhshëm 2017. Ministri Nuhiu u ka premtuar se pas festave të fundvitit do të parashtrojë kërkesë të re deri te Ministria e Financave për zgjidhjen e problemit.

Policët rekrutë kanë shprehur falenderim të madh deri te ministri për pritjen dhe për angazhimin e tij për zgjidhjen e problemit të tyre-punësimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.