Ministri i ri i kulturës me stilin ”rasta” premton zgjidhje cilësore për ”Shkupi 2014”

 

Robert Alagjozovski është ministri i ri i Kulturës në Maqedoni. Ai është kuadër i propozuar nga LSDM dhe mban stilin ”rasta”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

 

”Rasta” ministri Alagjozovski ka thënë se do të mendojnë dhjetë herë dhe do të vendosin një herë se çfarë kahje do të merr vendimi për ndalimin apo prolongimin e punës për ”Shkupi 2014”.

”Duhet ta ndalojmë menjëherë pasi duhet të mendojmë se ku janë harxhuar paratë. Si janë harxhuar paratë dhe ku planifikohen të harxhohen më shumë mjete. Do të sjellet ligj i ri por më parë do të organizojmë debat dhe konferencë ndërkombëtare për të parë se çka na sugjerojnë qytetarët dhe ekspertët nga jashtë. Ne duam zgjidhje të mirë për qytetarët dhe për buxhetin e shtetit.” thotë Alagjozovski.