Ministri i ri i Shëndetësisë ‘milioner’ me para shteti, 350 mijë euro vetëm për të shkolluar vajzën!!!

 

Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Beqiri paguan 70 mijë euro në vit, ose 350 mijë euro për pesë vjet, për të shkolluar vajzën e tij, Sarën, në një prej universiteteve më të mirë të botës, në Oksford.

Ministri dhe gruaja e tij janë të dy mjekë në QSUT, ndërsa Beqiri deri në momentin e emërimit ministër ishte edhe zv.rektor i Universitetit të Mjekësisë.

Marrë së bashku, të ardhurat e tyre zyrtare familjare nuk i tejkalonin 2,5 milionë lekë të vjetra, gjë që e bën “të pashpjegueshëm” burimin e të ardhurave me të cilin financojnë edukimin e të bijës.

Për t’u arsimuar në Oksford, duhet të paguash 27 mijë paund britanikë (pothuajse 40 mijë euro) vetëm si tarifë vjetore, ndërsa së bashku me kostot e jetesës, një vit në Oksford, llogaritet në 70 mijë euro (për pesë vjet shkollë, tarifa shkon 350 mijë euro).

Përveç shkollës së vajzës, bashkëshortja e Beqirit reklamon një jetë me të vërtetë luksoze në profilet sociale, duke udhëtuar me jahte, duke ndërruar vazhdimisht makina dhe duke vizituar vazhdimisht vende të ndryshme të botës, me ose pa bashkëshortin e saj.

Përballë këtij stili jetese që tejkalon ndjeshëm burimin e tyre të të ardhurave, duhet pritur deri në momentin e publikimit të deklarimit të pasurisë së ministrit, për të kuptuar se nga i buron kjo pasuri e pashpjegueshme zotit Beqiri. /Publikuar nga TemA