Ministri Valdet Xhaferi takim me bashkeatdhetaret ne Stamboll

Ministri Valdet Xhaferi gjate takimit te tije ne Stamboll u takua mebashkëvendasit  që jetojnë dhe veprojnë në Turqi ndër vite, një takim shumë miqësor u realizua me organizatën humanitare e njohur edhe në rang botëror për mbrojtjen e të drejtave të njeriut IHH, në të cilën u pritën nga nënkryetari i kësaj organizate z.Husein Oruç
me të cilin bashkëbiseduan për aktivitet dhe punë që e bën kjo organizat në shërbim të njerëzve në nevojë.
Gjithashtu me shumë ngrohtësi u mirëpritën në organizatën e bashkëqytetarëve te “Gostivarlar” dhe shoqatën “Breza”.
Në mbrëmje me një program modest dhe mikëpritje tepër familjare u vizitua edhe  organizata “Memet Akif Ersoj” ku ishte prezent edhe kryetari dhe anetarë të tjerë të Shoqates “Rumeli”
Per ministrin Valdet Xhaferi Ishte një mundësi e mirë të takoj bashkëatdhetarët e grumbulluar rreth këtyre shoqatave, por takimi ishte edhe një rast i mirë pasi u shënua edhe përvjetori i vdekjes së dijetarit dhe politikanit të njohur boshnjak Alija Izetbegoviç.