Ministria e Kulturës: E kemi prioritet mbrojtjen e kishës në Kurbinovë

Mbrojtja e kishës “Shën Gjergji”, në Kurbinovë, ka qenë dhe do të mbetet prioritet i Ministrisë së Kulturës, deklaruan sot nga ministria, si reagim ndaj konferencës së Robert Allagjozovski nga LSDM-ja, i cili i akuzoi se si shkak i neglizhencës ka rënë përqindja e “Engjullit të Kurbinovës”, i cili është simbol i kartëmonedhës prej 50 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ministrisë së Kulturës, nëse LSDM-ja do të investonte edhe 50 denarë, në mbrojtjen e kishës, në Kurbinovë, sot nuk do të kishte nevojë për shqetësime hipokrite për gjërat që nuk i dinë dhe që nuk kanë lidhje me atë çfarë është thënë për publikun.

Nga Ministria e Kulturës, thonë se ekipe të ekspertëve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut në Manastir, prej vitit 2013 kanë bërë hetime konzervatore ku janë vëzhguar kushtet e arkitekturës, figurave dhe është rikonstruar çatia e kishës./Telegrafi/