Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor reagon ndaj lajmit të publikuar lidhur me vendimin për mbylljen e kombinatit Jugohrom.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përkatësisht Inspektorati i Mjedisit Jetësor reagon ndaj lajmit të publikuar lidhur me vendimin për mbylljen e kombinatit Jugohrom.

Njëkohësisht, dëshirojmë të infomrojmë opinionin e gjërë se Kombinati Jugohrom është mbyllw për shkak të mos respektimit të afateve të parapara për vendosjen e flitrave. Pra, vendimi për ndërprerjen e prodhimit në Jugohrom Alzar Jegunovcë u mor në bazë të gjendjes faktike tw konstatuar gjatë inspektimit ne teren dhe i cili ishte i bazuar në nenin 200 paragrafi 1 pika 6 të Ligjit mbi Mjedisin Jetësor.

v Neni 200 paragrafi 1,pika 6 të Ligjit mbi Mjedisin jetësor

“ Do ta ndalojë punën e objekteve, stabilimenteve dhe instalimeve, për shkak të veprimeve të dëmshme me të cilat bëhet ndotja ose degradimi i mjedisit jetësor dhe i jetës dhe shëndetit të njerëzve, pa marrë parasysh se a janë siguruar kushte për punën e tyre dhe a janë siguruar leje, miratime dhe pëlqime të përcaktuara me ligj në kohëzgjatje prej më së shumti 90 ditësh, në të cilin afat duhet të mënjanohen shkaqet për gjendjen e krijuar”.

Përndryshe, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit më datë 01.11.2016 ka kryer inspektim në Jugohrom Alzar në Jegunovcë me cka konstatoi se subjekti i përmendur nuk i ka plotësuar kushtet të parapara sipas planit operativ, gjegjësisht, nuk ka respektuar vendimin e sjellur nga Qeveria e RM-së, me të cilën vendim fitoi të drejtën e afatit shtesë, prej dy viteve, për realizimin e aktiviteteve të parapara me planin operativ dhe i cili afat skadoi më 31.10.2016.

Hapat që parasheh Ligji pas skadimit të afatit 90 ditësh janë si vijon:

v Neni 200 paragrafi 7 të Ligjit mbi Mjedisin jetësor :

“Nëse gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, inspektori shtetëror vërteton se afati i përcaktuar me aktvendimin nga paragrafi (1) i këtij neni, duket se nuk është i mjaftueshëm që personat fizikë dhe juridikë të ndërmarrin masa me të cilat do t’u përmbahen ligjeve dhe rregullave tjera, rregullave teknike, standardeve dhe akteve tjera të përgjithshme, inspektori shtetëror mund të përcaktojë afat plotësues cili është më i gjatë për më së shumti edhe 120 ditë, nga afati i përcaktuar në paragrafin (1) të këtij neni”.

v Neni 200 paragrafi 4 të Ligjit mbi Mjedisin jetësor:

“Nëse subjektet nga paragrafi (1) dhe (2) nga ky nen nuk veprojnë në pajtim me vendimin e inspektorit shtetëror për mjedisin jetësor dhe nuk i mënjanojnë shkaqet për gjendjen e krijuar të konstatuara me vendimin, inspektori shtetëror për mjedis jetësor paraqet kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse para organit ose gjykatës kompetente respektivisht procedurës penale para organit ose gjykatës kompetente, si dhe fillon procedurë për heqjen e lejeve dhe autorizimeve të marra”.

Edhe njëherë dëshirojmë të sqarojmë opinioinin se vendimi për mbylljen e kombinatit është ndërmarë në bazë të dispozitave ligjore dhe ky kombinat nuk do të punojë pa plotësimin e standardeve të cilat janë të parapara me ligjin në fjalë.