Ministrja e Arsimit Nikolla spërkatet me bojë në kokë nga studentët (VIDEO)

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është përballur sot me një grup maturantësh dhe studentësh të revoltuar aq sa ata kanë guxuar që ministren ta spërkatin me bojë të kuqe mu në kokë.

Kanë qenë aktivistët e ‘Lëvizjes për Universitetin’, të cilët në shenjë proteste kundër reformës në arsimin e lartë reaguan me një veprim flagrant ndaj ministres.

Incidenti ndodhi gjatë aktivitetit të ‘Samitit të studentëve’ që zhvillohej tek ‘Piramida’, i organizuar nga Partia Socialiste. Ka qenë një vajzë, aktivistet e ‘Lëvizjes për Universitetin’ që shkoi tek rreshti i parë ku ishte ulur ministrja Nikolla, duke i hedhur në kokë bojë të kuqe.

I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Mësohet se aktivistja Mirela Ruko është shoqëruar nga policia e shtetit, për në komisariatin nr 1.

“E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë.

Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon! Për Universitetin, Për Shoqërinë!”, shkruan në Facebook faqja ‘Lëvizja për Universitetien’./kohajone

Kjo është studentja e cila hodhi bojën mbi kokën e ministres:

mirela-12-550x367