Ministrja Elezi mori pjesë në organizimin e prezantimit të projektit ideor për ndërtimin e rrugës rajonale Neproshten – Zona e lirë ekonomike

Ministrja Elezi mori pjesë në organizimin e prezantimit të projektit ideor për ndërtimin e rrugës rajonale Neproshten – Zona e lirë ekonomike

Ministrja e Pushtetit Lokal, zonja. Shiret Elezi mori pjesë në organizimin e prezantimit të projektit ideor për ndërtimin e rrugës rajonale Neproshten – Zona e lirë ekonomike (si mundësi e partneritetit publiko-privat) dhe hapja e terminalit doganor në vendkalimin kufitar në Jazhincë, iniciativë kjo e OEMVP-së dhe kryetarëve të komunave të regjionit të Pollogut.

Në fjalimin e saj, ministrja Elezi i dha përkrahje iniciativës së OEMVP-së, sepse iniciativa stimulon dhe u jep përkrahje ndërmarrjeve, veçanërisht atyre që janë të orientuara nga eksporti.

“Ministria e Pushtetit Vendos përkrah projektin ideor për ndërtimin e rrugës rajonale Neproshten deri në qasjen e Zonës së lirë ekonomike. Po ashtu edhe idenë për hapjen e një terminali doganor në vendkalimin kufitar në Jazhincë. Besoj që me përkrahjen e juaj do të bindim qeverinë që këto iniciativa t’i bëjmë realitet, dhe që do të mundësohej qarkullimi i lirshëm qoftë i njerëzve apo mallrave, si një mundësi e rëndësishme e zhvillimit ekonomik në vend, dhe në anën tjetër, regjioni i Pollogut është një nga regjionet më të mëdha në Maqedoni dhe që ndikon në rritjen e Bruto Prodhimit Vendor të vendit. Nga 11.500 subjekte që kemi të regjistruara në regjionin e Pollogut, nga analiza e bërë prej OEMVP-së, rreth 1.567 firma kanë një qarkullim prej 500 e 50 milion euro, apo përfshinë 6.3 % të Bruto Prodhimit Vendor. Këto subjekte punësojnë më shumë se 11,500 njerëz”, tha mes tjerash ministrja Elezi, e cila tha se bashkë me kryetarin e Komunës së Tearcës do të bisedohet me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve që të shihet si mundësi e radhës e financimit të këtij projekti.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha vuri në dukje që për shumicën e kompanive nga ky rajon, sipas statistikave Kosova është një nga destinacionet më të rëndësishme të eksportit, prandaj sot këtu bashkërisht do të inicojmë kërkesën deri tek institucionet përkatëse dhe mendojmë se është më se e rëndësishme që në rend të parë të kemi problemet reale me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit në qarkullimin e mallrave.

Në takimin e organizuar nga OEMVP, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa/antpress