Ministrja gjermane refuzon të mbulohet gjatë vizitës në Arabi

Ministrja gjermane e Mbrojtjes refuzoi që të veshë hixhab gjatë një vizite në Arabinë Saudite, duke thënë se gratë kanë të njëjtat të drejta për të zgjedhur rrobat e tyre si burrat.

Ursula von der Leyen vizitoi kryeqytetin Riad për të takuar zëvendësprincin e kurorës, Salman bin Abdulaziz al-Saud, ku shprehu shqetësimin e saj për këtë çështje.

Reagimi i saj vjen një javë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për ndalimin e burkës në Gjermani