Ministrja për vetëqeverisje lokale Shiret Elezi, sot e hapi Konferencën vjetore në temë “Rikonceptimi i decentralizimit

Ministrja për vetëqeverisje lokale Shiret Elezi, sot e hapi Konferencën vjetore të ministrisë në fjalë në temë “Rikonceptimi i decentralizimit: Promovimi i politikave koherente për zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe rajonal në Republikën e Maqedonisë”.
Në Konferencë, e cila ishte organizuar në bashkëpunim me OSBE-në, folën dhe kryetari i BNJVL-së dhe njëherit kryetarë i Shkupit, Koce Trajanovski, sekretari shtetërorë në Ministrinë për vetëqeverisje lokale, Biljana Cvetanovska – Gugoska dhe pëefaqësuesi i OSBE-së Gonzalo De Çezare.
Ministrja për vetëqeverisje lokale Shiret Elezi theksoi se Konferenca ka për qëllim të bëjë vështrim mbi efektet e decentralizimit, veçanërisht në kontest të zhvillimit lokal dhe regjional , si dhe të përcaktojë prioritetet gjatë periudhës së ardhëshme, në suaza të perspektivës evropiane dhe praktikat e mira ndërkombëtare.
– Politikat për zhvillim lokal dhe rajonal, Republika e Maqedonisë i ndërton mbi objektivat globale të Kombeve të Bashkuara dhe përkushtimin për të hyrë në Bashkimin Evropian, si vendi cili një dekadë e gjysmë zbaton procesin e decentralizimit të pushtetit dhe krijon ambient zhvillimorë të koordinuar, të integruar dhe përfshirës.
Bazuar në këto parime edhe në suaza nacionale, theksoi ministrja Elezi, politikat zhvillimore në fusha të ndryshme janë orientuar nga zhvillimi i përgjithshëm harmonik i vendit, duke ulur pabarazitë në mes të niveleve të zhvillimit të rajoneve të ndryshme dhe inkurajimin e zhvillimit duke rritur konkurrencën. Vëmendje e veçantë i është kushtuar zonave rurale dhe zonave me nevoja specifike zhvillimore.
– Në planifikimin e zhvillimit lokal dhe zhvillimin e barabartë regjional, është aplikuar parimin e subsidiaritetit. Prioritetet dhe projektet i përcaktojnë autoritetet lokale, përmes procesit të konsultimit me grupet e interesit në rajonin planorë, në përputhje me Strategjinë kombëtare për zhvillim rajonal, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Fjala është për një tjetër përgjegjësi shumë të rëndësishme të autoriteteve lokale për përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në krijimin e politikave zhvillimore të vendit, theksoi ministrja Elezi.
Në dy sesionet e kësaj Konference morën pjesë ekspert nga vendi dhe të jashtëm të cilët shkoqitën tema që kanë të bëjnë me rolin e pushtetit lokal në planifikimin e zhvillimit të qëndrueshëm.