Ministrja Shyret Elezi takoi banorët e Malinës dhe Tanushës

Minitrja e Pushtetit Vendor Shiret Elezi e shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Ekrem Zendeli vizituan dhe u takuan me banorët e Malinës dhe Tanushës, ku aktualisht zhvillohet aksioni për pastrimin e rrugës nga bora, raporton Agjencia e Lajmeve Flaka

Pas një bashkëbisedimi me banorët e Zonës, ministrja Elezi u interesua për nevojat imediate, për çka u konstatua që urgjentisht duhet të sugurohen barna, produkte ushqimore dhe produkte higjienike.

Elezi mori obligim që në seancën qeveritare të shpalos gjendjen me të cilën ballafaqohen banorët dhe sa me shpejt tu dilet në ndihmë, raporton Flaka.

Banorët u shprehen faliminderues për kujdesin e treguar, duke potencuar që vizita e tillë është e para që realizihet nga funksionerët qeveritar.