Mirë se erdhët në Tetovë

Pamjet e filmuara me dron tregojnë gjendjen alarmante të deponisë së egër në Tetovë. Grumbull masiv i mbeturinave ende qëndrojnë në këtë deponi e cila rrezikon çdo ditë jetën e banorëve, ndërsa nuk është ndërmarrë asnjë hap nga ana e Komunës së Tetovës për zgjidhjen e këtij problemi kaq të madh ose dislokimin e saj.

Këto pamje janë realizuar nga Shoqata ekologjike “Eco Guerilla”, e cila e cilëson këtë deponi të egër si kanceri i Tetovës.