Mirësevini në hotelin “me 5 yje” pa çati e mure!

Ky hotel, nëse mund të quhet i tillë ndodhet në kantonin Grisons në Zvicër.

Bëhet fjalë për parkun “Beverin Natyre”, dhe rajoni malor mirëpret vizitorët në një dhomë me krevat dobie në qiell të hapur dhe sigurisht me ajër të pastër.

Ideja është frymëzuar nga artistët Frank dhe Patrick Riklin dhe është mbështetur nga Daniel Charbonnier, hotelier.

Krijimi është në formën e një shtrati të vetëm në një lartësi prej 1800 metra në alpet zvicerane.

Një natë kushton plot 230 euro, ndërsa ofrohet edhe mëngjesi dhe dreka, çmim i ngjashëm me hotelet luksoze.  Shtretër të tjerë pritet të ndërtohen nëpër luginat e alpeve zvicerane.