Miss Universe Kosova arrin në Filipine: Ja me kë po shoqërohet (Foto)

Bukuroshja argjentinase Camila Barraza e cila u shpall fituese në kontestin e bukurisë Miss Universe Kosova ditë më parë mori rrugën në Filipine vend në të cilin do të përfaqësojë shtetin e Kosovës.

Me të arritur atje, Camila, ka nisur të krijojë shoqëri të reja e siç duket e para në këtë listë ka qenë kolegia e saj nga Italia, Sophia Sergio.

Vajzat janë parë duke darkuar së bashku moment të cilin bukuroshja nga Argjentina e ndau edhe në Instagram.

Kujtojmë se 17 janari është dita finale e kontestit të madh të bukurisë botërore e gjasat e saj për të sjellë një çmim në Kosovën tonë janë mjaftë të mëdha.