Misteri i fotos së Melania Trump përkrah një femre

Dikur edhe Melania Trump ka qenë emigrante në Amerikë, kur në moshën 25 vjeçare udhëtoi drejt tokës së premtuar me një vizë turistike duke punuar më pas si modele.

Por Associated Press ka zbuluar një dokument që tregon se Melania Trump ka thyer ligjin e emigracionit, kur ajo erdhi për herë të parë në SHBA në vitin 1996.

Është vërtetë ironike, që vetë bashkëshortja e Presidentit Trump, i cili fitoi pikë gjatë fushatës duke thënë se do të largojë nga Amerika emigrantët ilegalë, ka punuar në të zezë në SHBA.

Politika e emigracionit është shumë e komplikuar. Linja midis ligjshmes dhe të paligjshmes nuk është gjithmonë e dukshme. Melania duket se ka hyrë në SHBA në mënyrë të ligjshme dhe pastaj ka punuar në mënyrë të paligjshme.

Është pikërisht kjo foto nudo e Melanisë që ka ngritur dyshimet e para.

Në të ajo pozon nudo me një modele norvegjeze, foto të realizuara nga Alé de Basse­ville në vitin 1996, për revistën mujore për meshkuj, Max Magazine. Kjo revistë nuk ekziston më, por fotot u siguruan ekskluzivisht nga New York Post dhe u botuan duke përhapur një skandal.

Melania ka hyrë në SHBA në gusht 1996 me një vizë turistike, që i lejonte asaj qëndrimin deri në 6 muaj, por jo për të punuar. Mirëpo duket se Melanie ka punuar si modele dhe kjo foto është dëshmi e kësaj.

Associated Press ka zbuluar gjithashtu një dokument që tregon se më 18 shtator Melania Knauss (emri i vajzërisë) ka marrë një vizë pune, duke e lejuar atë të punojë ligjërisht në SHBA si modele.

Problemi është se dokument i AP-së tregon se Melania është paguar për 10 detyra modelimit ndërmjet 10 shtatorit dhe 15 tetorit, ndërsa ajo ishte ende me vizë turistike.

Me fjalë të tjera, ajo ka punuar me vizë turistike, që ligji nuk e lejon. Teknikisht, ajo ka shkelur vizën e saj turistike në momentin që është angazhuar në punë me pagesë në SHBA.

Në këto kushte, a do ta depërtonte Presidenti Donald Trump, vetë bashkëshorten e tij?