Misteri i maces me “dy fytyra” (Foto/Video)

Macja me “dy fytyra” për momentin është më e famshmja në gjithë planetin.

Macja tre vjeçare ka faqen zyrtare të facebookut dhe rrjetin në kanalin Youtube të cilat janë shikuar me miliona herë, transmeton lajmi.net

Me të shikuar për herë të parë, do të gjeni se gjysmën e fytyrës e ka me ngjyrë të zezë dhe me syrin e gjelbër ndërsa pjesën tjetër me ngjyrë portokalli dhe syrin me ngjyrë të kaltër.

Profesori në Universitetin e Kalifornisë, Leslie Lyons, i cili studion për gjenetikën e maceve ka thënë se nuk ka parë asnjëherë një mace sikurse Venus.

“Ajo është tepër, tepër e çuditshme”, ka thënë Lyons.

A është Venus një përbindësh?

Shumë raporte për Venusin i janë dedikuar maces si “përbindësh”. Në mitologji, një përbindësh ka qenë përbërje e disa lloje të kafshëve të ndryshme në një. Përbindësh prej llojit të maceve ishte ajo e cila i ka dy lloje të DNA-së, e shkaktuar nga dy embrione të lidhura bashkë, shkruan news.nationalgeographic.com, transmeton lajmi.net

Sa i përket maceve, “përbindëshat nuk janë aq të çuditshëm”, thotë Lyon. Përzierja e ngjyrës portokalli me të zezë është shenjë që macja ka një kromozom X shtesë, për meshkuj.

Por macet femra, shpjegon Lyon, kanë gjithnjë dy kromozome X ashtu që ato mund të bëjnë pa një kromozom tjetër shtesë. Kjo do të thotë që Venus nuk është e domosdoshme të quhet përbindësh.