Misteri i shtëpisë në Londër, për 5 ditë vdesin 3 persona

Një mashkull u gjet i vdekur, pesë ditë përpara se 20-vjeçari Martin, të zbulohej i vdekur së bashku më shokun e tij Joshua Lambert-Price në një banesë në Londër.

Personi i tretë i vdekur nuk është identifikuar ende, por vdekja e tij po trajtohet si e dyshimtë.

Një zëdhënës i policisë tha se: Policia e zonës u thërrit në orën 8:14 të martën më 29 gusht 2017, pas një raportimi që dy persona ishin gjetur të vdekur në Tudor Road në Londër.

Vdekjet aktualisht po trajtohen si të dyshimta dhe janë përgatitur raportet për t’u dërguar te mjeku ligjor.

Policia ka lajmëruar të afërmit e viktimave që gjetën vdekjen në rrethana vërtet misterioze.