Mitologjia greke flet shqip

MITOLOGJIA GREKE – FLET SHQIP

PANDORA
Emri i (PANDORËS) merr kuptimin e saktë vetëm nëpëmjet gjuhës shqipe.
PANDORA, (PAN-DORA), (PAN-NË-DORË ), (SHEH-NË-DORË )

Pandora në mitologjin e ashtëquajtur greke, përmëndet si gruaja parë e njerëzimit, nëna e të gjitha grave, e cila korenspodon edhe me Evën biblike.
Pandora është bërë e njohur anembanë botës, si shkaktarja e të gjitha vuajtjeve njerëzore, për shkak të kureshtjes së saj, nga budallallëku, ose thjesht nga kurioziteti i tepërt.

Në Theogoni permendet, se Titani fisnik (Promethe) ishte simboli i rebelimit dhe mosbindjes ndaj Perëndive . Ai në kundështim me arrogancën dhe pushtetin e krijuar nga Zeusi-Zot, rrëmben zjarrit hyjnor dhe ja dhuron mbarë njerëzimit. Zeusi tepër i zemëruar si dënim dergoi tek njerëzit një të keqe të madhe, ajo e keqe ishte (PANDORA)..
Pandora u krijua me urdhër të Zotit-Zeus. Të gjith perënditë kontribuan në krijimin e femrës së parë, duke i dhuruar të gjitha aftësitë dhe mirësitë e njerëzimit. Athinaja i dhuroi jetën edhe një bukuri të rrallë. Hermesi i dhuroj (kuriozitetin). Pandora ishte dhurata më e keqe që mund të bënin Perënditë, njerezimit..

Kutia ose qypi i Pandorës, sipas legjendes ishte një dhuratë nga vehtë Zeusi, i cili i kishte thënë asaj, se kutia sduhej hapur kurrë, pra (Shih me sy dhe mos e prek me dorë). Pandora nga kureshtja e saj e tepërt e hapi atë. Sipas legjendës thuhet se kur u bë hapja e kutisë nga Pandora, të gjithë të keqijat dolën jashtë.. Para se te hapej kutia, njerëzimi nuk e njihte të keqen. Ajo çliroi dhe përhapi në të gjithë njerëzimin,vuajtjet, gjelozit, veset e këqia dhe sëmundje e pashërueshme, të cilat ishin fshehur e mbyllur mirë në qypin e Pandorës.fb_img_1474443480222