Mjaft i thatë fëmijëve se Babagjyshi i Vitit të Ri ekziston!

Prindërit duhet të ndalojnë së thëni fëmijëve të tyre se Babagjyshi i Vitit të Ri ekziston në rast se “gënjeshtra” dëmton lidhjen me ta.

Historitë me Santa Klaus vënë në rrezik besimin e të vegjëlve të tyre dhe janë moralisht të dyshimta, sipas ekspertëve.

Profesori i Psikologjisë Christopher Boyle dhe shkencëtari social Dr.Kathy McKay kundërshtojnë idenë e një agjencie “tmerruese” inteligjence në Polin e Veriut që gjykon fëmijët, nëse janë të mirë apo të këqinj.

Duke shkruar për gazetën “The Lancet Psychiatry”, ata ngrënë pyetjen: “Nëse prindërit janë të aftë të gënjejnë për diçka kaq të veçantë dhe magjike, a mund të vazhdojnë të besohen si gardianët e mençurisë dhe të vërtetës?”

Ekspertët sugjerojnë se prindërit mund të mos motivohen nga mendimet e fëmijëve të tyre por një dëshirë egoiste për të rijetuar fëmijërinë e tyre.

Duke mbrojtur deklaratën e tij, Prof.Boyle nga Universiteti i Exeter tha: “Moraliteti i të bërit fëmijëve të besojnë në mite të tilla duhet të vihet në pikëpyetje. Të gjithë fëmijët në fund do të zbulojnë se janë gënjyer për vite, dhe kjo mund t’i çojë ata të mendojnë se për çfarë gjërash të tjera janë gënjyer”.