Mjekësi popullore e shkencë, 10 mënyra të thjeshta për një trup të bukur

Një grup specialistësh gjermanë, të cilët janë munduar të përmbledhin dhe kombinojnë eksperiencën e mjekësisë popullore me arritjet e shkencës bashkëkohore, propozojnë 10 mënyra për të pasur një trup të bukur. Sipas tyre, “këto mënyra jo të dëmshme shërbejnë për normalizimin e metabolizmit tek njerëzit mbipeshë”.

Uji i ftohtë
Uji i ftohtë djeg me sukses kaloritë e tepërta, të marra nëpërmjet ushqimit. Koha e pirjes së ujit të ftohtë duhet të rritet gradualisht.

Ananasi
Ndjesia e ngopjes vjen më shpejt, nëse ushqimi përtypet mirë. Ananasi përmban sasi të mëdha të enzimave bromelaine, të cilat i shpërbëjnë proteinat shtazore në mënyrë të tillë që të mos mbeten mbetje në stomak. Kështu, sipas dietologëve gjermanë, para se të uleni për të ngrënë, hani 1-2 copa ananas pasi ndjesia e ngopjes do të vijë më shpejt dhe kjo do të thotë që do të hani më pak ushqim.

Elbi
Në Gjermani “lëngu i elbit” prej kohësh është i njohur, por kohët e fundit është përcaktuar se ai aktivizon në mënyrë të përkryer proceset metabolike në organizëm. Sasia e lartë e kaliumit në përmbajtje ndihmon në asgjësimin e skorjeve dhe toksinave. “Lëngu i elbit” përgatitet në këtë mënyrë: 200 gramë elb përzihen me 1 litër ujë dhe ziejnë në një enë të mbyllur. Pas kësaj, lihet për 30 minuta për t’u ftohur. Çdo ditë mund të pini 1 gotë prej këtij lëngu.

Dardha
Dardha përmban përbërës bioaktivë, të cilët lehtësojnë përpunimin e yndyrave dhe ndihmojnë organizmin të gjejë ekuilibrin e nevojshëm mes urisë dhe ngopjes. Dardha ndikon në mënyrë të dobishme edhe për kapsllëkun.

Uthulla
Përbërës kurues ka vetëmuthulla e nxjerrë nga frutat natyralë, ndërkohë që si më e shëndetshme njihet uthulla e mollës. Një recetë për “shurupin e dobësimit”: 2 lugë gjelle uthull natyrale përzihen me një gotë ujë me temperaturë dhome dhe shtohen 2 lugë gjelle mjaltë. Pihet esëll para se të hani mëngjes.

Hithra
Aftësia e hithrave për të ulur peshën trupore është e njohur nga studiuesit që prej viteve ‘50 të shekullit të kaluar. Ato mund të përdoren në formën e sallatës, e zierë, si lëng ose supë. Përbërja më e lartë e vitaminave dhe mineraleve ndodhet në filizat e rinj të hithrave.

Vera e kuqe
Vera e kuqe (një gotë para drekës dhe darkës) ul marrjen e karbohidrateve në gjak dhe zgjat përpunimin e ushqimit në stomak, ndërkohë që rezultati i fituar është ulja e oreksit.

Produktet e qumështit

Të gjitha produktet e qumështit, që nuk kanë në përbërje yndyre mund të dobësojnë. E mjaftueshme është që përgjatë disa javëve të pini një gotë hirrë qumështi para se të ushqeheni dhe kjo jo vetëm që do të forcojë procesin e metabolizmit, por do të sigurojë pastrimin nga përbërjet toksike.

Furça e thatë
Ky mjet dobësimi është i mundur për të gjithë. Fshirja mekanike me furçë të thatë (me fortësi mesatare) është vetëm një prej masazheve që aktivizojnë metabolizmin. Fshirja duhet të bëhet në mënyrë intensive disa herë në ditë. Rezultatet janë të njëjta si me ujin e ftohtë.

Përtypja e ushqimit
Tek kjo duhet të jeni shumë të vëmendshëm. Sa më shpejt hani, duke gëlltitur copa të mëdha ushqimi, aq më tepër sasi merr trupi. Stomaku fillon të sinjalizojë sistemin nervor qendror për ngopjen 15-20 minuta pas mbërritjes së ushqimit në të. Përtypja e kujdesshme mundëson lagien e ushqimit me pështymë, ndërkohë që kjo ndihmon ushqimin të kalojë më shpejt në aparatin tretës dhe kështu t’i nënshtrohet asimilimit të plotë.