Mjekët të befasuar me gjurin e Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç iu nënshtrua një operacioni në gju pas lëndimit në ndeshjen çerekfinale të Europa League kundër Anderlechtit.

Menaxheri i sulmuesit suedez, Mino Raiola ka thënë se gjuri i tij është aq i fortë, sa që edhe mjekët janë befasuar me të.

“Gjuri i tij është aq i fortë sa që mjekët thanë se nuk kishin parë kurrë ndonjë gjë të tillë”, ka thënë italiani.

Ibrahimoviç zhvilloi 28 ndeshje në Premierligë me Manchester United, ku ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 5 asistime