Mjeku kanadez shpik një peshk të vogël prej hekuri që mund të kurojë aneminë

Gjashtë vjet më parë, mjeku kanadez, Christopher Charles, shkoi në Kamboxhia, ku vuri re se shumica e fëmijëve në vend vuanin nga insuficienca e hekurit në gjak.

Nga ana tjetër, të rriturit nuk ishin në gjendje më të mirë; ata vuanin nga dhimbje shumë të forta koke dhe nuk mund të punonin.

Ky ishte momenti kur Dr. Charles zbuloi peshkun e hekurt fatlum, që përmban 75 për qind të dozës ditore të hekurit të rekomanduar për një person të rritur dhe mund të bëhet një mrekulli e vërtetë e jetës për njerëzit anemikë në mbarë botën.

Dy miliardë njerëz në botë janë anemikë dhe vuajnë nga mungesa e hekurit, çka në disa raste mund të çojë drejt vdekjes.

Ky problem i zakonshëm i të ushqyerit mund të kurohet përmes medikamenteve të posaçme, por për fat të keq ato nuk janë gjithnjë të arritshme dhe për disa, shumë të shtrenjta.

Me shpikjen e Dr. Charles gjithçka që duhet të bësh është të ziesh ujë ose supë me peshkun e vogël prej hekuri brenda saj për të paktën 10 minuta.

Ky peshk i vogël përmban 75 për qind të dozës ditore të hekurit e rekomanduar për një të rritur. Dhe, mund të përdoret duke qenë aktiv për disa vjet.

Gjysma e kamboxhianëve që e përdorën peshkun e hekurt në gatim u shëruan nga anemia brenda 12 muajve.

Dhe, Dr. Charles nuk ka ndërmend ta lërë me kaq. Ai beson se dizajni i peshku mund të përshtatet për ta bërë atë kulturalisht të përshtatshëm edhe për vende të tjera në zhvillim.