Mjeku rreh barbarisht të dashurën infermiere në sallën e operacionit

 

Një mjek ka goditur me grushte duke rrahur barbarisht një infermiere, e cila njëkohësisht ishte edhe e dashura e tij.

Ata po kryenin një operacion, kur mjeku kirurg akuzon infermieren se ka shkelur protokollin mjekësor, ndërkohë që kjo e fundit kundërshton dhe i hedh dorezat mjekut.

E gjithë skena është regjistruar ndërkohë që pacienti ishte në sallën e operimit. Dëshmitarët e spitalin të Qarkut Lankao në Provincën Henan në Kinë pohuar se kirurgu akuzoi të dashurën e tij se shkeli protokollin gjatë operacionit dhe shpejt shpërtheu lufta midis tyre.

Klipi i regjistruar nga kamerat e sigurisë është parë më shumë se 47 milionë herë në mediat sociale kineze.

Dhuna vazhdoi për disa sekonda përpara se kolegët të ndërhynin. Mjeku i zemëruar largohet nga dhoma, ndërsa infermierja e plagosur merret nga stafi tjetër.

Lufta nuk rezultoi me plagë të rënda.