Moda është duke rikthyer sërish getat e ngushta me shirita elastik poshtë këmbëve

he, nuk e dimë si të ndjehemi në lidhje me këtë fakt…

Në rrjedhën e qytetërimit njerëzor, viti 2016 do të jetë viti ku bota përjetoi rrëmuja të ndryshme – pjesërisht për shkak të politikës, por edhe pak për shkak të pantallonave.

Femrat të njohura për mënyrën se si vishen (Gilda Ambrosio, Caroline Issa, Giorgio Tordini etj.) gjatë javës së modës kanë veshur pantallona të ngushta me shirita elastike të mbërthyera nën këmbët që të qëndrojnë në vend, përderisa bëni gjimnastikë apo ndonjë aktivitet tjetër. Me fjalë tjera, këto po mundohen që trendin e viteve të 80-ta ta risjellin përsëri në modë – por në të vërtetë a është ky rast mjaft bindës për ta.

Në seksionin e komenteve ka pasur beteja dhe reagime të shumta në fotot e ekspozuara me modelet e tilla të pantallonave të ngushta. Njëra nga komentuesit kishte postuar foton duke shkruar:

Lexoni edhe këtë:   Këtë trend askush nuk e ka pritur

“Mbaj mend të kem veshur këtë model të getave të ngushta gjatë tërë adoleshencës sime. Ky model është rikthyer tani dhe jam duke marrë një palë nga totemenyc. E paramendoj veten duke i veshur gjatë tërë dimrit… këto mund të zëvendësojnë xhinset e mia të ngushta. Deri tani veçmë kam marrë shumë komente negative nga persona që nuk duan ta rikthejnë modën e pantallonave të tilla. Po ju, çfarë mendoni?”

Përderisa është koncept i njejtë, por duhet theksuar se verzionet e reja të këtij modeli janë shumë më me stil se sa ato të mëparshmet…